Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEKSKLUZIVE / Portieri i Korabit, Qyrani, mohon kontaktet me Vllazninë: Nuk ka...

EKSKLUZIVE / Portieri i Korabit, Qyrani, mohon kontaktet me Vllazninë: Nuk ka asgjë të vërtetë!

Ditët e fundit po flitet shumë se Vllaznia ka paguar në arkat e Korabit për kartonin e portierit Avernold Qyrani. Realisht, klubi kuqeblu po kërkon një portier, i cili do të rivalizonte me Kristi Qarrin për një fanellë titullari, por vetë Qyrani ka mbetur i habitur nga një lajm i tillë, pasi sipas tij nuk ka diçka konkrete dhe të vërtetë në këtë mes.

Portieri gjirokastrit, i kontaktuar nga “Shkodra Sport” ditën e sotme, tha se nuk ka asgjë të vërtetë dhe se nuk e ka kontaktuar askush nga Vllaznia.

Realisht, pakkush e mendoi emrin e tij për tek ekipi kuqeblu, madje aq sa edhe vetë Qyrani ka mbetur i habitur nga një lajm i tillë që po përflitet ditët e fundit.

“Unë tek Vllaznia? Nuk më ka kontaktuar asnjë njeri nga KF Vllaznia. Nuk e di se kush e ka shkruar dhe nga ku dalin lajme të tilla. Unë jam akoma në kontratë me Korabin.

Asgjë që është shkruajtur deri më tani, nuk ka qenë e vërtetë”,-tha për “Shkodra Sport”, portieri i Korabit, Avernold Qyrani.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments