HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMbyllet gjithçka, Ardit Krymi do rikthehet te Vllaznia

Mbyllet gjithçka, Ardit Krymi do rikthehet te Vllaznia

Pas një sezoni larg Vllaznisë, Ardit Krymi rikthehet në shtëpi. Sipas Oversport lojtari shkodran tashmë ka arritur marrëveshje totale me klubin dhe ka firmosur kontratën e tij që do të rikthejë në Shkodrër. Palët kanë mbyllur dokumentacionet ditën e sotme dhe mungon tashmë vetëm zyrtarizimi.

Krymi i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Shakhter Soligorsk rikthehet në “Abissnet Superiore”. Ai do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Memelli për të nisur përgatitjet për garat e Europës.

Megjithatë, Krymi rrezikon që të mungojë në sfidën e parë në Conference League në transfertën e Linfield. Arsyeja nuk lidhet me një dëmtim të lojtarit, por për çështje dokumentacioni.

Gjithsesi ne sfiden e kthimit qe do te luhet ne Shkoder, numri 6 pritet te jete ne fushe dhe ky padyshim qe konsiderohet nje lajm shume i mire per stafin teknik te Vllaznise.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments