Pas nje sezoni zhgenjyes me Vllaznine, Kristijan Vulaj rikthehet serish tek ekipi qe e beri te njohur duke firmosur nje kontrate te re me te. Behet fjale per Deçiq te Tuzit.
Ka qene ky i fundit qe e ka bere te ditur nje gje te tille diten e djeshme dhe duket se me ne fund do te vije lehtesimi per 25 vjeçarin qe pikerisht tek skuadra e Deçiqit pat njohur kulmin e karrieres se tij, duke kapur madje edhe kombetaren e Malit te Zi.
Megjithate atij i duhet shume pune per te kapur formen e tij me te mire sepse vjen nga nje periudhe jo e mire ne Shkoder. Sulmuesi tuzian erdhi te Vllaznia me buje dhe te gjithe shpresuan qe adi do te linte gjurme me aktivizimin e tij, por nuk do te ndodhte keshtu per asnje moment.
Trajneri Josa madje pas janarit nuk e kishte me ne planet e tij, por Vulaj vazhdoi te qendronte te Vllaznia ne zbatim te kontrates dhe me shprese se gjerat do te ndryshinin. Por edhe me largimin e Joses e njejta gje ndodhi.
Ne keto rrethana, pak dite me pare vendosi te nderprese kontraten e bashkepunimit me Vllaznine dhe prej dites se djeshme tashme eshte zyrtarisht pjese e ekipit Deçiq te Tuzit./SHKODRA-SPORT.COM/