Vllaznia vijon me përgatitjet për nisjen e kampionatit. Shkodranët përveç stërvitjeve të përditshme kanë në plan edhe miqësore. Ku e rradhës do jetë ditën e dielë kundër Teutës. Trajneri Memelli duket se për këtë ndeshje dhe kampionatin në vijim do ketë grupin e plotë.
Kjo pasi ditën e djeshme është rikthyer edhe Esin Hakaj. Kapiteni i cili ka munguar për disa ditë në proceset stërvitore, dje ka qenë në fushë. Pavarësisht se ende nuk është bashkuar me grupin, ku mbrojtësi i majtë zhvilloi disa vrapime dhe ushtrime fizike pa topin për momentin. Por si Hakaj ishin edhe futbollistë të tjerë.
Të cilët ditën e djeshme nuk u ngarkuan me një proces stërvitor të plotë. Kjo për shkak të rëndimit të muskujve, ku emra si: Stojanovic , Paloka, Alivoda qëndruan jashtë procesit stërvitor duke bërë ushtrime individuale. I vetmi që mungoi ditën e djeshme në stërvitje ishte Lorik Boshnjaku.
Mesfushori kosovar nuk dihet nëse ka vuajtur ndonjë shqetësim fizik apo ishte me leje nga stafi teknik. Megjithatë tek Vllaznia fatmirësisht për momentin nuk ka asnjë dëmtim serioz. Ku duhet theksuar se dëmtimet e futbollistëve ishin një makth në vete për skuadrën në sezonin e shkuar.
Endri ÇINARI