Rimal Haxhiu është futbollisti më i ri i Kukësit. 23 vjeçari luajti në huazim sezonin e shkuar te Dinamo, ndërsa ka qenë pjesë e Apolonisë nga 2020. Haxhiu luan në mbrojte dhe mesin e fushës, teksa për një sezon do jetë nën urdhërat e Skënder Gegës.

I dalë nga moshat e Partizanit, 23 vjeçari ka luajtur edhe në Gjermani me Blaumenthaler dhe Bremer ndërsa në Shqipëri me Ilirinë, Apoloninë, Luftëtarin dhe Dinamon.

Me Nëndetësen vjet në Superligë Haxhiu luajti 23 takime duke shënuar një gol dhe dhuruar 2 asiste.

Njoftimi:

Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori Rimal Haxhiu është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 23-vjeçar ka firmosur me klubin deri në fund të sezonit, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Haxhiu e njeh mirë kampionatin shqiptar pasi sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit të Dinamos, teksa ka luajtur edhe Apoloninë në Superiore. Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mesfushorit Haxhiu dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirë se vjen Rimal Haxhiu!

Skeda e Lojtarit:

Emri: Rimal Haxhiu

Mosha: 23 vjeç

Gjatësia: 1.81 m

Kombësia: Shqiptar

Pozicioni: Mesfushor, mbrojtës