Vllaznia tashmë ndodhet në 10 ditët e fundit të përgatitejeve para ndeshje së parë në Conference League përballë Craiovas. Shkodranët pasi zhvilluan një stërvitje dy javore në qytetin e tyre, tashmë po përfundojnë edhe fazën përgatitore në Austri. Kjo që ekipi të gëzojë formën më optimale të mundshme. Gjithashtu për momentin skuadra duket e kompletuar në çdo repart.

Kjo pasi çdo rol është thuajse i dubluar dhe në ekip konkurrenca pritet e madhe. Kjo duke filluar nga porta, ku Zogoviç patjetër duket i sigurt për sezonin e tij të tretë në rradhë e shkodranëve. Pas tij qëndrojnë të rinjtë Qarri dhe Shkoza që presin shansin e tyre. Qendra e mbrojtjes duket e kompletuar me elementët e eksperiencës si Juriç, Bulatoviç, Shehi apo edhe 20-vjeçari, Paloka.

Gurishta si mbrojtës i djathtë ende nuk ka një “konkurrent” të mirëfilltë. Pavarësisht se këtë rol mund ta mbulojnë edhe Kruja e Smajli, por që nuk janë mbrojtës tipik të djathtë. Ndërsa majtas Hakaj dhe Smajli duket se kompletojnë linjën. Mesfusha ka “trafik” të rënduar, ku përveç emrave të sezonit të shkuar si: Jonuzi dhe Heriç. Tashmë me ekipin janë bashkuar edhe Marku, Boshnjaku dhe Vulaj. Shto këtu edhe ish-kapitenin e Vllaznisë u-19, Rejan Alivoda. Që bën që konkurrenca të jetë e madhe në këtë repart.

Krahët e sulmit po ashtu duken të mbuluar. Latifi, Hoxhaj dhe Kruja kanë eksperiencën dhe cilësitë e duhura për një ekip si Vllaznia. Ndërsa nuk duhen harruar edhe Çoba që ka qenë disa herë vendimtar në të shkuarën, apo edhe Pjeshka. E në majën e sulmit nëse Aralica sezonin e shkuar ishte “jetim” në gjysmën e edicionit, tashmë me rikthimin e Kainas në skuadër duhet luftuar shumë për vendin e titullarit.

Skuadra për momentin duket se është e kompletuar edhe për sezonin e ri në Superligë. Dhe vetëm ndonjë surprizë e madhe në merkato mund të bëjë që organika e ekipit të ndryshojë deri në fundin e gushtit.
Endri ÇINARI