HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREJa kush do ta arbitrojë sot Vllazninë në "Niko Dovana"

Ja kush do ta arbitrojë sot Vllazninë në “Niko Dovana”

Federata Shqiptare e Futbollit ka zbardhur emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësi në tre ndeshjet që do të zhvillohen gjatë ditës së sotme. Padyshim që për shkodranët me interes është të mësojë se kush do të jetë arbitri i ndeshjes që do të luhet në orën 17.00 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, atë në mes Teutës dhe Vllaznisë.

Sipas asaj çfarë mësohet, bilbili i saj do të jetë lushnjari Laver Alla i ndihmuar nga dy bashkëqytetarët e tij Devis Koreshi dhe Marjus Qose ndërsa arbitër i katërt do të jetë tiranasi Kridens Meta. Padyshim ajo që kërkohen nga futbollistët dhe drejtuesit e Vllaznisë është që të ketë një arbitrim të drejtë dhe korrekt dhe pastaj për fituesin të vendosë fusha e lojës.

www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments