Thursday, February 26, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETransferimi i Redi Kasës në Slloveni, zbulohet shifra e majme që përfiton...

Transferimi i Redi Kasës në Slloveni, zbulohet shifra e majme që përfiton Egnatia

Redi Kasa do të prezantohet ditën e nesërme tek Olimpija Ljubljana me këta të fundit që ishin bindur për cilësitë e sulmuesit dhe i bënë një ofertë zyrtare Egnatias.

Sipas ‘Albania Team’ shifra e transferimit që bindi rrogozhinasit është plot 400 mijë euro duke bërë kështu një tjetër shitje të ‘kripur’.

Kasa u afrua tek Egnatia në merkaton e dimrit të këtij viti dhe menjëherë pati impakt të dukshëm me cilësitë e tij ofensive. Gjatë aventurës së tij të shkurtër me rrogozhinasit Kasa ka arritur të shënojë 4 gola në kampionat, ndërsa 1 gol e ka shënuar edhe në Conference League ndaj Ararat.

Shitja e Kasës pasqyron edhe njëherë punën fantastike të drejtuesve të cilët deri tani kanë shitur edhe 3 futbollistë të tjerë si Jackson, Hamzat dhe Agbekpornu duke mbushur arkën me mbi 1 milionë euro./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments