HomeKRYESOREBoateng: Ronaldinjo ishte heroi im, por e tepronte me festat

Boateng: Ronaldinjo ishte heroi im, por e tepronte me festat

Kevin-Princ Boateng, ishmesfushori i Milanit, foli në podkastin e ish-mbrojtësit anglez, Rio Ferdinandit. Mes temave të diskutuara ishin edhe Ronaldinjo dhe festat e tij të çmendura. Festat e shthurura me brazilianin e detyronin atë të gënjente edhe gruan.

“Ai ishte heroi im, por festa me të ishte më e komplikuar nga sa mund ta imagjinonit. E bëja herë pas here, duke i thënë gruas sime se isha jashtë duke luajtur poker. Një natë në katër të mëngjesit filloi të më binte zilja, ishte Ronie që po më telefononte.

Gruaja më pyeti: ‘Çfarë nuk shkon? Merre telefonin’. Ai patjetër po festonte, ndoshta ishte i dehur, nuk e di. Ai vazhdoi të telefononte, më në fund u përgjigja dhe i thashë që nuk mundesha t’i bashkohesha sepse isha në shtrat.

Dhe ai u përgjigj: ‘Nëse ke probleme me gruan tënde, mund të thuash që shkon në poker!’. Natyrisht që nuk shkova, edhe sepse gruaja ime kishte dëgjuar qartë se çfarë Roni kishte thënë”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments