HomeKRYESOREGazetari i njohur kosovar: Mitaj si Marçelo. Nuk e di pse flitet...

Gazetari i njohur kosovar: Mitaj si Marçelo. Nuk e di pse flitet kaq pak për të!

Mario Mitaj është një prej zbulimeve më të mëdha të Silvinjos. Ky futbollist është duke luajtur në nivel fantastik te Shqipëria.

Për këtë lojtar ka folur edhe gazetari shqiptar i njohur në Kosovë, Besmir Topalli, në emisionin “Koha Shtesë”. Vlerësimet nuk munguan për këtë lojtar, i cili është krahasuar edhe me Marcelon që dikur ishte pjesë e Real Madrid.

“Mario Mitaj, nuk e di pse po flitet kaq pak për një lojtar kaq shumë të mirë. Më duket sikur është 32-vjeç, nuk ka lidhje fare me moshën 20-vjeçare. Do ta besoja vetëm nëse do të kishte 20 vite vetëm futboll, jo vite jete.

Por Mitaj ka vetëm 2-3 vite të futbollit të nivelit të lartë profesionist. Mënyra sesi futet me topin në ato hapësirat e ngushta, fantastik. Më ngjason shumë me stilin e lojës që ka pasur Marcelo te Real Madrid”, tha gazetari. /Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments