HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESynojnë fitoren në transfertë, Egnatia pa kapitenin në Korçë

Synojnë fitoren në transfertë, Egnatia pa kapitenin në Korçë

Egnatia do të udhëtojë në Korçë për të sfiduar Skënderbeun, sfidë kjo e vlefshme për javën e 10-të të Superiores. Kjo përballje do të startojë në orën 17:00 dhe dy ekipet do të tentojnë vetëm 3 pikët.

Rrogozhinasit nuk do ta kenë të lehtë në këtë duel, pasi përballë gjejnë një “koçkë” të fortë si ekipi i Ivan Gvozdenovic, i cili i surprizoi në sfidën e parë të sezonit. Edlir tetova do të kërkojë 3 pikët, por do të ketë edhe një mungesë shumë të rëndësishme.

Raphael Dwamena nuk do të mund të japë kontributin e tij në këtë përballje. Kapiteni është i pezulluar për shkak se u ndëshkua me karton të kuq në sfidën me Tiranën.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments