...
HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREKategoria e parë/ Ndeshje interesante në javën e 10-të të kampionatit

Kategoria e parë/ Ndeshje interesante në javën e 10-të të kampionatit

Kategoria e Parë ka kthyer vëmendjen te java e 10-të e saj, teksa skuadrat kanë nisur përgatitjet për sfidat e radhës. Të gjitha takimet do të luhen në të njëjtën ditë në të njëjtin orar. Të shtunën 12 ekipet do të zbresin në fushë në orën 13:30.

Ndeshje mjaft interesante janë në program. Tomori do të presë Burrelin, ndërsa Besa do të udhëtojë në Ballsh për të sfiduar Bylisin. Do të përplasen “kokë më kokë” mes tyre edhe Kastrioti – Apolonia, Vora dhe Lushnja.

Korabi – Flamurtari është takimi tjetër që merr vëmendjen e tifozëvë, me ekipet që synojnë një vend në “Play –Off”. Sfida e fundit po jo nga rëndësia është edhe dueli mes Luzit dhe Elbasanit.


Ndeshjet e javës së 10-të:

Tomori – Burreli

Bylis – Besa

Kastrioti – Apolonia

Vora – Lushnja

Korabi – Flamurtari

Luzi – Elbasani

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.