HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREOrges Shehi drejt emërimit në krye të skuadrës së Superiores

Orges Shehi drejt emërimit në krye të skuadrës së Superiores

Partizani po funksionon si një makinë perfekte garash, por ende nuk e ka një “pilot” të konfirmuar, me Abilaliajn, që deri në këtë pjesë të rrugës ka arritur ta ngasë me 200 km/orë.

Orges Shehi pritet të jetë trajner i “demave”, me durrsakun, që ka një çështje të hapur në FSHF në lidhje me kontratën me Tiranën.

Burime për gazetën pranë klubit bëjnë me dije se Shehi pritet të vijë në stolin e kuq gjatë grumbullimit të Kombëtares, që mund të jetë një përpjekje për të mos marrë vëmendje të madhe mediatike.

Mësohet se pjesë e stafit të Shehit do të jenë edhe dy ndihmësit që kishte te Tirana, Artan Karapici dhe Sebino Plaku, gjithashtu ish-lojtarë të Partizanit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments