...
HomeKRYESOREE BUJSHME nga Spanja: Reali ndryshon kurs në merkato. 'Harron' Mbappe, tani...

E BUJSHME nga Spanja: Reali ndryshon kurs në merkato. ‘Harron’ Mbappe, tani gjithçka për Haaland verën e ardhshme

Sipas asaj që raportohet nga “As”, Real Madridi është duke menduar seriozisht për një “grusht shteti” të bujshëm. Fjala është për përforcimin e sulmit të “Los Blancos”. Ky është Erling Haaland, sulmuesi i Manchester City, i cili së fundi ka fituar “tripletën”.

Sipas asaj që zbulon gazeta spanjolle, kontrata e norvegjezit me kampionët e Anglisë ka një klauzolë ndërprerjeje, e cila duhet të aktivizohet gjatë verës së ardhshme, por rezervohet vetëm për skuadrat jo-angleze. Shifra, megjithatë, është padyshim e frikshme: rreth 200 milionë euro (edhe pse “As” nënvizon se asnjë shifër zyrtare nuk është zbuluar).

Të mërkurën, Rafaela Pimenta, agjentja e norvegjezit, ishte në “Santiago Bernabeu” për të parë Real Madrid-Braga, edhe pse nuk kishte lojtarë të përfaqësuar nga agjencia e saj në fushë. Së fundmi, sërish në “As”, Pimenta kishte deklaruar (në mënyrë gjenerike) se prioriteti i saj është që të mos i bëjë kurrë klientët “skllevër” të një klubi të vetëm, por t’u garantojë gjithmonë mundësinë e zgjedhjes së brigjeve të reja.

Për të forcuar opsionin e Real Madridit për Haaland, sipas “As”, shërben lidhja e fortë e miqësisë mes norvegjezit dhe Jude Bellingham, ky i fundit protagonist i një fillimi yjor të sezonit me “Los Blancos”.

Miqësia e madhe mes të dyve mund të jetë një nga çelësat që mund ta bindë norvegjezin të transferohet në “Bernabeu”. Me pak fjalë, nëse verën e kaluar Real Madridi ishte protagonist i merkatos së verës së kaluar me “telenovelën” Mbappé, tashmë pritet të hidhet në sulm për një yll tjetër.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.