HomeKRYESORECristian Shpendi nuk di të ndalet, tund dy herë rrjetën për Cezenën

Cristian Shpendi nuk di të ndalet, tund dy herë rrjetën për Cezenën

Cristian Shpendi është shfaqur protagonist me ekipin e Cesena, duke ndihmuar këta të fundit të fitojnë. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Serie C, Cesena fitoi me rezultatin 3-0 përballë Luchese.

Goli i dytë dhe i tretë për bardhezinjtë u shënuan pikërisht nga sulmuesi i Kombëtares shqiptare U21 i cili siç dihet eshte me origjine nga Puka.

Ishte talenti shqiptar që në minutën e 87’ dyfishoi shifrat dhe “fiku” shpresat e miqve. Teksa për të vulosur rezultatin përfundimtar, Shpendi mendoi në minutën e 96’.

Një super paraqitje për Shpendin që arrin kështu në kuotën e 9 golave këtë sezon me Cesenën, në sfidat mes kampionatit dhe Kupës.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments