Me rezultatin e thelle 10-0 e ka mbyllur ndeshjen e rradhes per kampionat ate ndaj Laçit, Vllaznia e femrave. Nje sfide qe nuk ka shume histori nga menyra si u zhvillua, pavaresisht rezistences qe u munduan te bejne futbollistet shkodrane qe perfaqesojne skuadren kurbinase ne kampionat.

Nderkohe trajneri i Vllaznise Nikolin Leka duke folur per gazeten “Shkodra Sport” pas ndeshjes eshte shprehur edhe njehere tjeter se objektivi i skuadres se tij eshte nje dhe i vetem: Titulli kampion.

“Kjo është fitorja e rradhës. Të them të drejtën jam i kënaqur me atë që prodhuan vajzat në fushën e lojës. Provuam vajza të reja, gjë që ishte e nevojshme per ne, por edhe për ato të cilat morën minuta. Vajzat bënë një paraqitje shumë të mirë, ndonëse dihet diferenca mes dy ekipeve.

Në fund të fundit kjo është një garë dhe ekipi jonë futet përherë për fitore. Ndeshja ndaj Tiranës është një ndeshje përcaktuese, por mbi të gjitha është thjesht ndeshja e rradhës, të cilën duhet ta vlerësojmë si ndeshjet e tjera.

Nuk ka rëndësi kë kemi përballë, ne hyjmë përherë për fitore. Ka ekipe të cilat kanë diferenca me ekipet e tjera. Nuk është normale të shënohen kaq shumë gola, por kur krijohet diferencat, nuk ke rrugë tjetër”- eshte shprehur ai.

Të plotë prononcimin e trajnerit Nikolin Leka mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të gazetës “Shkodra Sport” në youtube duke klikuar në linkun e mëposhtëm: