Cristian Shpendi është shfaqur protagonist me ekipin e Cesena, duke ndihmuar këta të fundit të fitojnë. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Serie C, Cesena fitoi me rezultatin 3-0 përballë Luchese.

Goli i dytë dhe i tretë për bardhezinjtë u shënuan pikërisht nga sulmuesi i Kombëtares shqiptare U21 i cili siç dihet eshte me origjine nga Puka.

Ishte talenti shqiptar që në minutën e 87’ dyfishoi shifrat dhe “fiku” shpresat e miqve. Teksa për të vulosur rezultatin përfundimtar, Shpendi mendoi në minutën e 96’.

Një super paraqitje për Shpendin që arrin kështu në kuotën e 9 golave këtë sezon me Cesenën, në sfidat mes kampionatit dhe Kupës.