Stafi teknik i Vllaznisë i ka lënë dy ditë pushim futbollistët e Vllaznisë këtë fundjavë, pikërisht pasditën e të shtunës dhe të dielën, por kuptohet që nuk është pushim i plotë, sepse scili prej tyre duhet të stërvitet në mënyrë individuale, sipas programit që u kanë dhënë trajnerët.

Stafi ka lënë pushim skuadrën për të kaluar një fundjavë pranë familjeve të tyre, ku siç është parë, një pjesë e tyre ka frekuuentuar plazhin, por një pjesë tjetër edhe pikat turistike malore.

Ndërkohë, paraditja e sotme e ka ribashkuar përsëri skuadrën shkodrane me seancën e parë stërvitore të kësaj jave, zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, për të vijuar më pas edhe me seancën e dytë brenda ditës së sotme, atë të orëve të pasdites, që do ta zhvillojnë në periferi të qytetit, në kompleksin sportiv “Hasaj” në Golem.

Seanca këto që vijojnë të jenë me ngarkesa të larta, sidomos në aspektin fizik, të cilat pritet të rrisin parametrat e qëndrueshmërisë dhe të rezistencës në rradhët e futbollistëve. Proçesi stërvitor do të vijojë edhe për dy ditë në qytetin e Shkodrës, pasi drejtuesit kanë vendosur që pjesa tjetër e përgatitjes së skuadrës në prag të ndeshjeve europiane për kompeticionin Conference League, do të vijojë në Austri për një periudhë dy-javore.

Rikthimi i Vllaznisë në Shkodër pritet të jetë rreth dates 13 korrik. Ndërkohë që, me datën 21 sipas kalendarit të UEFA, është në program për t’u luajtur ndeshja, Vllaznia-Universitatea Craiova, e vlefshme për turin e dytë të Conference League.
Maringlen ZHIVANI