Bylis do luajë sezonin që vjen në Superligë. Kampionët e së Parës rikthehen në elitë pas një viti, me presidencën që është dukur në heshtje sa i takon afrimeve.

Mesa duket ky është një plan i ballshiotëve, që kanë gati disa afrime në merakto. Kampion edhe me U-21, Ermal Tahiri në Skaner tregoi se priten zyrtarizime te ballshiotët.

“Bylis ka pasur 40 lojtarë. U shpallën kampion me U-21, nuk është se po rrinë të qetë. Presidenti Kapllanaj udhëtoi edhe në Brazil për punën e merkatos. E kanë gjithmonë një plan. Kanë 6-7 goditje që janë afër”, tha Tahiri.

Nga sa behet e ditur, nga lojtaret qe drejtuesit ballshiote synojne te ofrojne, 2 prej tyre jane shkodrane. Njeri eshte mbrojtesi Dritmir Beci, ndersa emri i lojtarit tjeter nuk behet i ditur.

Te mos harrojme qe pjese e kesaj e skuadre jane edhe disa shkodrane te tjere dhe ne kete menyre numri i tyre mund te shtohet edhe me shume sepse ne Ballsh jane te kenaqur me to.