Craiova luan përballë Vllaznisë në turin e dytë të Conference League. Ndeshja e parë zhvillohet më 21 korrik në shtëpi, ndërsa e kthimit 1 javë më vonë në transfertë.

Rumunët provuan shijen e humbur të skualifikimit nga turet europiane para 1 viti kundër Laçit, ndërsa këtë sezon nuk e mendojnë diçka të tillë. Presidenti i klubit Sorin Cartu shprehet i bindur për fitoren në “Digi Sport”.

66- vjeçari flet për një buxhet rreth 12 milionë euro sezonin e ardhshëm, shumë herë më shumë nga se shpenzon Vllaznia apo klubet e tjera shqiptare.

“Nga diskutimet që kam pasur në fazën e parë me zotin Rotaru(financieri), u fol për 7.5 milionë euro. E kemi gjetur marrëveshjen nga aksionerët dhe po shkojmë për 11.5 milionë euro. Në këtë buxhet nuk kemi menduar të shesim asnjë lojtar, sepse duam të mbajmë të gjithë lojtarët që kishim sezonin e kaluar.

Kemi edhe një milion euro speciale për transferta, pa ndikuar në buxhetin prej 11.5 milionë eurosh. Është e rëndësishme të gjejmë lojtarët që na interesojnë.

Jemi në vlerësime dhe diskutime për sjelljen e dy qendërmbrojtësve. Njëri erdhi në kampin në Austri dhe gjërat janë rregulluar. Do të dëshironim të sjellim një tjetër sulmues qendror për të sjellë konkurrencë për Markoviç dhe Koljiç.

E kuptoj që jam rreth 100 kilometra larg Tiranës, nuk kemi asnjë justifikim, kjo që na ndodhi vitin e kaluar është një mësim në mendje, të nxjerrim disa përfundime radikale dhe sjellja duhet të jetë ndryshe.

Asgjë nuk pranohet, si vitin e kaluar. Do të ishte turp për ne dhe për futbollin rumun në përgjithësi(jo – nëse Universiteti i Krajovës do të eliminohet nga Vllaznia). Nëse ju ka ndodhur vitin e kaluar dhe nuk keni mësuar asgjë, do të ishte diçka për t’u dënuar”, u shpreh presidenti rumun./newsport/