HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia vlerëson Dritan Smajlin për kontributin e tij 5 vjeçar me fanellën...

Vllaznia vlerëson Dritan Smajlin për kontributin e tij 5 vjeçar me fanellën kuqeblu

Vllaznia nuk mund te harroje asnjehere ata qe kane kontribuar ne vite per kete skuader. Pikerisht per kete arsye, para ndeshjes se sotme miqesore me Beselidhjen, ka nderuar ish- futbollistin e saj Dritan Smajli, tashme trajner i skuadres lezhjane.

Per kete arsye, drejtori sportiv Tefik Osmani i ka dhuruar fanellen me numrin 2 te cilen Smajli e ka mbajtur te veshur per 5 vite me rradhe. Nje gje e tille behet e ditur permes faqes zyrtare te klubit shkodran ku shkruhet:

“Në prag të miqësores së sotme ndaj ekipit të Besëlidhjes, drejtori sportiv i KF Vllaznia Tefik Osmani i ka dhuruar trajnerit të tij Dritan Smajli fanellën kuqeblu me numrin 2, në shenjë respekti dhe mirënjohje për kontributin e dhënë prej tij për 5 vite me rradhë për këtë fanellë”.

Ne fakt, perpos funksioneve aktuale, mesojme se dyshja Osmani- Smajli ka raporte shume te ngushta me njeri- tjetrin prej gati 25 vitesh qe kur kane qene futbolliste dhe deri sot kur jane ne funksione te tjera drejtuese. Miqesi qe vjen pikerisht nga sporti i tyre i preferuar- futbolli./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments