Vllaznia eshte mundur sot me rezultatin 1-2 ne miqesoren e zhvilluar ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Beselidhjes. Goli i brazilianit Bruno Gomes eshte sfumuar nga dy golat e shenuar nga lezhjanet me ane te Dibres dhe Markut.
Pas ndeshjes trajneri i kuqebluve Qatip Osmani ka shprehur pakenaqesine e tij per paraqitjen e disa prej futbollisteve qe luajten ne kete miqesore.
“Çdo humbje sigurisht qe nuk eshte e mire, pavaresisht nese eshte ndeshje miqesore apo zyrtare. Sot kombinuam nje ekip me lojtare nga ekipi U19, U21, disa te tjere i kishim ne prove apo dhe ndonje nga ata te ekipit te pare qe nuk kane luajtur aq sa duhet.
Kuptohet qe shumica e lojtareve luanin per here te pare me njeri- tjetrin por deshem te shohim nese ndonje lojtar ka potencial per te qene ne ekipin e pare. Por konstuam shume gabime taktike qe jane elementare, megjithate ne mbrojtje me pelqeu nje lojtar, te cilit nuk kam deshire t’ia them emrin, i cili me pelqeu. Pra kjo miqesore pati edhe ajo nje efekt pozitiv”- eshte shprehur trajneri Osmani.
Prononcimin e plote te numrit 1 te pankines se Vllaznise dhene pas miqesores se sotme mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: