Vllaznia nuk mund te harroje asnjehere ata qe kane kontribuar ne vite per kete skuader. Pikerisht per kete arsye, para ndeshjes se sotme miqesore me Beselidhjen, ka nderuar ish- futbollistin e saj Dritan Smajli, tashme trajner i skuadres lezhjane.
Per kete arsye, drejtori sportiv Tefik Osmani i ka dhuruar fanellen me numrin 2 te cilen Smajli e ka mbajtur te veshur per 5 vite me rradhe. Nje gje e tille behet e ditur permes faqes zyrtare te klubit shkodran ku shkruhet:
“Në prag të miqësores së sotme ndaj ekipit të Besëlidhjes, drejtori sportiv i KF Vllaznia Tefik Osmani i ka dhuruar trajnerit të tij Dritan Smajli fanellën kuqeblu me numrin 2, në shenjë respekti dhe mirënjohje për kontributin e dhënë prej tij për 5 vite me rradhë për këtë fanellë”.
Ne fakt, perpos funksioneve aktuale, mesojme se dyshja Osmani- Smajli ka raporte shume te ngushta me njeri- tjetrin prej gati 25 vitesh qe kur kane qene futbolliste dhe deri sot kur jane ne funksione te tjera drejtuese. Miqesi qe vjen pikerisht nga sporti i tyre i preferuar- futbolli./SHKODRA-SPORT.COM/