Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKukësi prezanton një mbrojtës para ndeshjes me Vllazninë

Kukësi prezanton një mbrojtës para ndeshjes me Vllazninë

Kukësi vazhdon me përforcimet në këtë merkato dimir. Verilindorët kanë përforcuar kështu repartin e mbrojtjes me një element cilësorë.

Tashmë zyrtarisht Melos Zenunaj është lojtari më i ri që iu bashkohet verilindorëve. 23-vjeçari “blindon” kështu mbrojtjen e Kukësit dhe shton alternativat për Stavri Nicën.

“WELCOME MELOS ZENUNAJ

Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtësi është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë, duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.

23 vjeçari, i lindur në Kline, vjen te Kukësi nga kampionati Kosovare nga ekipi i KF Liria

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Melos Zenunaj, i urojmë shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Melos.

Skeda e Lojtarit:

Emri: Melos Zenunaj

Mosha: 23vjeç

Gjatësia: 1.84m

Kombësia: Kosovar

Pozicioni: Mbrojtes”, ka shkruar klubi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments