Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREAsnjë nënvlerësim, Vllaznia kërkon të mbyllë “hesapet” që sot me Erzenin

Asnjë nënvlerësim, Vllaznia kërkon të mbyllë “hesapet” që sot me Erzenin

Nga Endri ÇINARI

Mesjava në futbollin shqiptar i ka lënë vendin çerekfinaleve të kupës së republikës. Duelet kanë nisur që nga dita e djeshme, ku Partizani mposhti në shifrat 0-1 ekipin e Kukësit. E ndërsa Teuta dhe Tirana e përfunduan në shifrat 0-0 duelin e tyre të parë.

Ndeshjet e këtij raundi do vijojnë edhe ditën e sotme me dy çiftet e tjera. Ku në Laç vendasit presin në një ndeshje mjaft interesante, Egnatian. Me ndeshjen që do startojë në orën 13:30. Në po të njëjtën orë edhr Vllaznia do jetë vizitore në Rrogozhinë për tu përballur me Erzenin.

Në një duel që pavarësisht se i përket kupës është përgatitur në mënyrën më serioze në kampin shkodran. Kupa e këtij sezoni duket se është vlerësuar në maksimum nga të gjitha skuadrat kryesore të Superiores. Kjo për shkak të edhe formulës së “final 4”, ku asgjë nuk është e garantuar për Europën nëpërmjet kampionatit.

Prandaj rruga më e shkurtër për tu kualifikuar në kompeticionet europiane mbetet trofeu i kupës. Ku shkodranët në tre sezonet e fundit kanë arritur të jenë fitues. Dhe duke u shndërruar kështu në ekspert të këtij kompeticioni.

Edhe sot në orën 13:30 kundër Erzenit pritet një ndeshje mjaft e fortë dhe ku kuqeblutë do tentojnë të hedhin një hap të sigurtë drejt kualifikimit që në 90 minutat e para.

    RELATED ARTICLES
    - Advertisment -

    Most Popular

    Recent Comments