HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEdi Martini dhe Teuta ndaj Dinamos të shtunën për të bërë mrekullinë

Edi Martini dhe Teuta ndaj Dinamos të shtunën për të bërë mrekullinë

Teuta pa diksutim është një prej ekipeve që në javët e fundit ka arritur të marrë rezultate pozitive të cilët e kanë ngjitur në klasifikim. Deri para dy javësh durrsakët luftonin për t’iu larguar “Play-Out”, ndërsa tani një javë para fundit janë vetëm 1 pikë larg vendit të 4-të të “Final – Four”.

Pas 35 javësh “Djemtë e Detit” kanë arritur të sigurojnë 47 pikë, po aëq sa Dinamo dhe Tirana, ndërsa kanë 1 pikë më pak se Skënderbeu. Sfida e radhës për durrsakët do të jetë ndaj Dinamos, një duel direkt për të kapur “Final – Four”.

90 minuta janë durrsakët larg një mrekullie, ndërsa do të shpresojnë që Skënderbeu apo Tirana do të bëjnë hapa fals dhe për të qenë ata në top-4. Ndërkohë korçarët do të sfidojnë Vllazninë në “Loro Boriçi”, ndërsa Tirana udhëton në Rrogozhinë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments