Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKlubi Vllaznia hap dyert e stadiumit për ndeshjen e nesërme ndaj Skënderbeut

Klubi Vllaznia hap dyert e stadiumit për ndeshjen e nesërme ndaj Skënderbeut

Neser ne ora 16:00 do te luhet ndeshja Vllaznia- Skenderbeu, e cila eshte e vlefshme per javen e fundit te kampionatit te rregullt dhe si e tille drejtuesit e klubit shkodran kane vendosur qe te bejne nje perjashtim.

Si rrjedhoje, ata kane vendosur qe hyrja e tifozeve ne stadiumin “Loro Boriçi” te jete falas. Nje shperblim ky per tifozet e zjarrte kuqeblu qe i kane bere skuadres pergjate gjithe sezonit, por edhe nga ana tjeter per t’i mbajtur ngrohte ne prag te ndeshjeve te “Final 4” qe do te zhvillohen ne Tirane.

Vllaznia ne fakt e ka siguruar objektivin e saj per te qene ne mes kater skuadrave me te mira te kampionatit qe do te garojne per titullin kampion dhe ndeshja e neserme ne pamje te pare konsiderohet jo shume e rendesishme sepse nuk mund te ndryshoje asgje sa i takon pozicionimit te saj ne vendin e trete te renditjes.

Perpos kesaj stafi teknik eshte ndeshur edhe me demtimet e disa futbollisteve dhe ne keto rrethana, me shume mundesi do te kete hapesira per lojtaret qe nuk kane patur shume minuta aktivizim gjate sezonit./www.shkodrasport.com/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments