Dy futbollistë të Vllaznisë janë përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 6-të të “Abissnet Superiore” nga FSHF pas përzgjedhjes së bërë nga trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave. Bëhet fjalë për autorin e golit Andrey Yago dhe për njeriun- asist Lirim Kastrati.

Por çuditërisht në këtë formacion nuk ka vend për Edi Martinin si trajneri i javës, paçka se skuadra që ai drejton mundi ekipin që mbante vendin e parë në renditje dhe tashmë është ai i pari. Megjithatë kjo është histori shqiptare dhe si trajneri më i mirë është zgjedhur ai i Tiranës Roberto Bordin ngaqë skuadra e tij mundi Partizanin dhe iu shkëput fundit të renditjes!!!

Lojtarët e tjerë të përfshirë në formacionin e javës së 6-të janë portieri Mario Dajsinani i Egnatias. Në mbrojtje janë edhe Arbenit Xhemajli i Egnatias, Vasil Zhongo i Teutës ndërsa për mesfushën janë përzgjedhur Klevi Qefalija i Dinamos, Daniel Wotlai i Teutës dhe Serxho Vogli i Tiranës.

Për repartin e sulmit, treshja më e mirë e kësaj jave është vlerësuar Flamur Ruçi i Egnatias që mbështet Serge Tabekou e Tiranës dhe Tiago Nani e Dinamos.(www.shkodrasport.com)