Nga Maringlen ZHIVANI

Një moment i veçantë është shënuar në ndeshjen e fundit të Vllaznisë në basketboll, teksa talenti kuqeblu, Jordi Preka, ka bërë debutimin e tij me ekipin e parë.

Basketbollisti i ri është pjesë e Kombëtares shqiptare U16 dhe konsiderohet një nga emrat më premtues të brezit të ri që po rritet në strukturat e basketbollit shkodran. Ky debutim vjen si rezultat i punës së vazhdueshme që Vllaznia po bën në prodhimin e talenteve cilësorë për të ardhmen.

Gjithashtu, edhe Preka ka treguar një zhvillim në rritje dhe vlerësohet mjaft nga stafi teknik për përkushtimin dhe potencialin që ka. Ndërkohë, edhe klubi kuqeblu përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka uruar suksese në këtë hap të rëndësishëm të karrierës së tij dhe shpreson që ai të ketë një rrugëtim sa më të gjatë dhe të suksesshëm me fanellën e Vllaznisë.

Debutimi i tij është një tjetër sinjal pozitiv për përfshirjen e të rinjve në skuadrën e parë dhe vazhdimësinë e projektit zhvillimor të klubit.