Portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha, vazhdon të tregojë formën e tij më të mirë në kombëtare. Pas ndeshjes dramatike ndaj Serbisë në Leskovc, ku Shqipëria fitoi 1–0, Strakosha u bë një nga protagonistët kryesorë të suksesit kuqezi.

Gjatë gjithë ndeshjes, portieri shqiptar shfaqi refleks të jashtëzakonshëm, pritje vendimtare dhe një qetësi që rrallë shihet në porta, duke ndihmuar ekipin të ruajë avantazhin minimal dhe të marrë tre pikët e arta në rrugën drejt Kupës së Botës 2026.

Falë kësaj paraqitjeje, Strakosha u përfshi në formacionin e xhiros në Evropë nga SofaScore, duke u vlerësuar me notën 8,4.

Në mbrojtje janë edhe Alibek Kasym i Kazakistanit, Andreas Christensen i Danimarkës dhe Laifis i Qipros. Ndërkohë mesfusha përbëhet nga Kenzhebek i Kazakistanit, Frederiksberg i Islandës, Joshua Kimmich i Gjermanisë dhe Posch i Austrisë.,

E treshja e sulmit është Cody Gakpo i Holandës, Marko Arnautovic i Austrisë dhe Kylian Mbappe i Francës./Telegrafi/