Superioja ka nisur fazën e katërt dhe të fundit. Në pas 28 javëve kampionat mbetet Egnatia, ndërsa Vllaznia ndjek me 2 pikë më pak. Skuadra një sezon më parë në të njëjtin moment të kampionatit kishte grumbulluar 41 pikë dhe renditej në vendin e katërt, ndërsa sivjet ka 49 pikë dhe është e dyta në renditje.

Të njëjtën situatë vitin e kaluar e kishin Tirana dhe Partizani. Bardheblutë kryesonin renditjen e përgjithshme me 2 pikë më shumë se Partizani. Në fund ishte Partizani që ia doli të fitojë titullin.

Në anën tjetër renditjen e mbyllin Bylis dhe Kastrioti, skuadra që do të shkonin 1 kategori më poshtë. Aktualisht janë Erzeni dhe Kukësi që ndajnë zonën e ftohtë.

Dy skuadrat që ishin kryefjala e sezonit të kaluar, kanë pësuar rënie. Partizani ka grumbulluar 2 pikë më pak se numëronte 1 vit më parë. Tirana ka lënë më shumë pikë, pasi ka 11 pikë më pak të regjistruara.

Sezoni 2022/23, Superiorja pas 28 javëve kampionat:

1. Tirana 50 pikë

2. Partizani 48 pikë

3. Egnatia 42 pikë

4. Vllaznia 41 pikë

5. Erzeni 37 pikë

6. Laçi 36 pikë

7. Kukësi 35 pikë

8. Teuta 34 pikë

9. Bylis 32 pikë

10. Kastrioti 27 pikë


Sezoni 2023/24, Superiorja pas 28 javëve kampionat

1. Egnatia 51 pikë

2. Vllaznia 49 pikë

3. Partizani 46 pikë

4. Skënderbeu 40 pikë

5. Tirana 39 pikë

6. Dinamo 36 pikë

7. Laçi 31 pikë

8. Teuta 31 pikë

9. Erzeni 27 pikë

10. Kukësi 25 pikë