Vllaznia futsall pas Flamurtarit, ka arritur te munde edhe Partizanin mbremjen e djeshme dhe i ka marre vendin e dyte ne tabelen e renditjes. Gjithçka ka ndodhur ne nje ndeshje shume te bukur te luajtur ne pallatin e sportit ‘Qazim Dervishi’ ku kuqeblute kane fituar me rezultatin e paster 15-9.

Duke folur per mediat pas ndeshjes, drejtori- trajner Arben Xhaferi ka vleresuar kete sukses te rradhes ku e rendesishme ishte edhe berja te kenaqur te tifozeve qe e mbeshteten skuadren edhe ne kete takim.

“Djemtë luajtën dhe jo vetëm fituan, por kënaqën edhe tifozat dhe veten e tyre. Jam shumë i gëzuar për këtë fitore, pasi e kishim përgatitur gjithë javën. Futsalla është e tillë, kush gabon më shumë, humb.

Ato gabuan më shumë, kështu që ne përfituam nga kjo. Në ekip është krijuar një harmoni, e filluar që nga profesori Bujar Celufi, i cili ka ndikim te ecuria e Vllaznisë edhe pse kanë kaluar 5-6 ndeshje”- eshte shprehur Xhaferi.

Te plote prononcimin e tij mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: