Po luhet aktualisht ne Korçe ndeshja e turit te pare te Kupes se Shqiperise ne mes Skenderbeut vendas dhe Basanias. Te gjithe mendonin per nje fitore te lehte te korçareve, te cilet kuptohet qe kane nje nivel me te larte dhe per me teper luanin ne fushen e tyre, por nuk ka ndodhur keshtu.
Koha e rregullt prej 90 minutash, perfshi ketu edhe shtesen e akorduar nga arbitri i takimit, eshte mbyllur ne barazim 2-2 dhe si rrjedhoje tashme te dy ekipet do te jene te detyruar te luajne edhe 30 minuta shtese per te percaktuar fituesin.
Ka qene futbollisti Ukiçi qe ka kaluar ne avantazh Skenderbeun qe ne minuten e 8-te dhe pjesa e pare do te mbyllej me kete gol. Ne fillimin e se dytes ka qene Kristian Toma i cili do te barazonte per Basanian duke treguar se kjo e fundit nuk kishte ardhur per eskursion ne Korçe.
Megjithate ne minuten e 65-te do te ishte serish Ukiçi qe do te shenonte edhe golin e dyte per vendasit dhe kjo krijoi pershtypjen se ketu do te mbyllej gjithçka por dy minuta para fundit do te ishte Gabriel Zefi qe do te barazonte per te dyten here per Basanian.
Perfundimisht koha e rregullt mbyllet ne barazim 2-2. Kjo po i detyron dy ekipet te luajne dy shtesat nga 15 minuta ngaqe sot duhet te fitoje medoemos njeri prej tyre ngaqe ky tur i Kupes eshte vetem me nje takim.