Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Greqi, ku është qëlluar për vdekje biznesmeni qipriot dhe presidenti i klubit “Karmiotissa”, Stavros Demosthenous.
Autorët e krimit, dy persona që lëviznin me një furgon të vjedhur, i kishin bërë pritë jashtë banesës së tij. Sapo Demosthenous ka dalë nga shtëpia, ai është qëlluar me armë zjarri.
Djali i tij ka tentuar ta dërgojë në spital, por biznesmeni ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Më pas, automjeti i tyre është përplasur me disa makina të tjera në autostradë.
Autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe më vonë kanë djegur furgonin që përdorën. Policia greke ka nisur hetimet për identifikimin e tyre dhe dyshimet e para flasin për vrasës me pagesë.
Një nga pistat që po hetohet lidhet me aktivitetin e basteve në futboll, pasi klubi “Karmiotissa” është hetuar më parë për trukime ndeshjesh.