Skuadra e Ilirisë, do të presë në fushën e saJ, Naftëtarin e Kucovës. Me afrimet e bëra gjatë merkatos së verës, skuadra e Ilirisë është në listën e pretendenteve për të qenë sezonin e ardhëshëm pjesë e kampionatit të kategorisë së parë.

“Skuadra është përgatitur maksimalisht për të marrë fitoren e parë. Besoj se jemi në formën e duhur sportive për ta nisur mbarë kampionatin.

Ndeshjet miqësore e zhvilluara gjatë verës na ka ndihmuar në harmonizimin e skuadrës” shprehet për gazetën Shkodra Sport, mbrojtësi i afruar gjatë merkatos së verës, Taulant Sefgjini.

Kampionati i ri që do të startojë sot pasdite e gjen Ilirinë me ambjente të rikonstruktuara dhe pretendente për ngjitjen një kategori më lart.
Nderim Goci