Ish-futbollisti i mirënjohur në futbollin shqiptar Gerd Haxhiu ka qenë i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” RTSH, teka është ndalur te ecuria e Vllaznisë pas 7 javësh, duke bërë një deklaratë shpresdhënëse për tifozët shkodranë:
“Momentalisht kemi 12 gola të shënuar nga Vllaznia dhe 5 të pësuar, pra ka një ekuilibër. Trajneri Edi Martini ka qasjen ultra-ofensive. Ndaj Bylsit u përpoq ta zgjidhte ndeshjen që në pjesën e parë.
Dominues në posedimin e topit, goditjeve në kuadrat, goditjet e këndit, të gjitha në favorin e shkodranëve. Autogoli është pjesë e futbollit. Fakti që Vllaznia nuk pëson dhe fazën më të rëndësishme ka sulmin, tregon që është koha e duhur për të fituar kampionatin”.