Futbollisti me origjinë nga Shkodra- Rocco Vata është kthyer të jetë sërish si protagonist për skuadrën e Watford në ndeshjen e rradhës të vlefshme për kampionatin e Championship në Angli. Ai ka shënuar golin e fitores në ndeshjen ndaj West Bromwich e cila ka përfunduar me rezultatin 2-1.#
Kanë qenë miqtë e West Bromwich ata të cilët kanë kaluar të parët në avantazh me anë të futbollistit Price në minutën e 34-të, por 4 minuta më vonë vendasit e Watford do të barazonin me anë të futbollistit Louza dhe pjesa e parë në këtë mënyrë do të mbyllej në shifrat 1-1.
Ndërkohë ka qenë minuta e 58-të e ndeshjes kur Vata ka arritur ta dërgojë topin në rrjetën e portës kundërshtare duke e kaluar në avantazh ekipin e tij dhe njëkohësisht duke i dhënë fitoren 2-1 Watford.
Ky ishte goli i tij i dytë këtë kampionat për Rocco Vata, i cili njëkohësisht ka dhënë edhe dy asiste. 20 vjeçari me origjinë nga Shkodra duket se ka fituar besimin e trajnerit të ri të Watford dhe në ndeshjet e ardhshme me siguri që do të vazhdojë të bëjë mirë.(www.shkodrasport.com)