Ky fund- tetor ka sjellë një lajm shumë të mirë për atletikë shkodrane dhe atë shqiptare. Kjo pasi Federata Europiane e Atletikës e ka vlerësuar trajnerin e Vllaznisë Bruno Rrotani me një Çertifikatë Mirënjohje për kontributin e dhënë në këtë sport.

Sukseset e tij me atletin Franko Burraj, por edhe me sportistët e tjerë, e kanë bërë Rrotanin një emër të respektuar edhe në institucionin e atletikës europiane. Ja çfarë shkruhet në dokumentin e ardhur prej tij.

“Në njohje të kontributit të tij të çmueshëm dhe shërbimit në sportin tonë, nëpërmjet ekselencës në trajnim dhe pas marrjes në konsideratë nga Bordi Ekzekutiv, ky Çmim i Atletikës Europiane i jepet Bruno Rrotanit.

Shembulli i tij ka qenë një inspirim për ndjekësit e tij dhe ka demostruar vlerat më të larta të atletikës.

Presidenti Dobromir Karamarinou”