Kalendari i Vllaznisë me dy ndeshjet jashtë Shkodre, ka bërë që kjo javë të konsiderohet e favorshme për të ndërhyrë në tapetin e stadiumit “Loro Boriçi”, duke mbjellë barin e ri.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga një postim i kryebashkiakut Benet Beci i cili shkruan:

“Kujdes dhe vëmendje për shtëpinë tonë kuqeblu.

Në stadiumin “Loro Boriçi”, kemi shfrytëzuar periudhën kur Vllaznia nuk luan në shtëpi për të ndërhyrë në përmirësimin e tapetit të fushës së blertë.

Një punë voluminoze nga Drejtoria e Përgjithshme e Mirëmbajtjes së Objekteve Publike, me qëllim ofrimin e standardit dhe cilësisë që meriton stadiumi”.

Nëse gjërat shkojnë mirë dhe sipas parashikimeve, pritet që ndeshja ndaj Dinamos, e planifikuar për fundjavën e ardhshme, të luhet pikërisht në stadiumin “Loro Boriçi”. Kujtojmë që ky impiant sportiv është në pronësi të Bashkisë së Shkodrës dhe të gjitha punimet bëhen nga ky institucion.(www.shkodrasport.com)