HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREOdise Roshi pa kontratë. 'I del emri' te Vllaznia, kapiteni Balaj mund...

Odise Roshi pa kontratë. ‘I del emri’ te Vllaznia, kapiteni Balaj mund të jetë ‘ndërmjetësi’

Odise Roshi është pa skuadër pas ndërprerjes së kontratës me Sakarjaspor në Turqi. Mesfushori fierak që ka qenë pjesë e padiskutueshme e Kombëtares shqiptare është kthyer tashmë një opsion edhe për Vllazninë. Te kuqtë kanë si kapiten mikun e ngushtë të Roshit, pikërisht Bekim Balaj.

Sipas “Panorama Sport” drejtuesit e klubit shkodran i kanë kërkuar sulmuesit të bëhet shkes për të bindur Roshin që të pranojë ofertën e mundshme të Vllaznisë. Gjithçka është në hapat e para, me fierakun që sigurisht ka një kosto të lartë.

Por nga ana tjeter, flitet se edhe Partizani eshte i interesuar per sherbimet e ketij futbollisti. A do te rikthehet ne kampionatin shqiptar Roshi apo do te shohe ndonje opsion tjeter per karrieren e tij?

Kjo mbetet per t’u pare. Te Vllaznia ne fakt qe prej ardhjes se Balajt emri i tij eshte permendur disa here dhe nuk eshte çudi qe ata te ribashkohen serish ashtu siç kane bere me pare ne Kroaci, Rusi, Turqi dhe ne ekipin tone kombetar.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments