I ftuar në emisionin “Skaner”, analisti i futbollit, Lirim Zalla është ndalur tek krahasimi i fazës së parë Superiores këtë sezon dhe të sezonit të shkuar. Zalla tha se Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo do të rivalizojnë deri në fund, teksa mbetet vetëm vendi i katërt në “Final Four” për t’u vendosur.
“Po t’i hedhim një sy të shpejtë, ndryshimi është tek Partizani dhe Vllaznia. Partizani ka qenë i pari, ndërsa tani shumë poshtë. Vllaznia në të 5-tin, tani në të parin.
Dinamo, Egnatia dhe Elbasani janë në vendet që kanë pasur. Kjo varet nga kalendari i ndeshjeve të zhvilluara, brenda apo jashtë. Ekipet tona kanë prioritet ndeshjet brenda. Në këtë tabelë, Partizani është në një vend që nuk i takon të jetë.
Vllaznia në vendin e parë, ka treguar formë të mirë sportive, ekip simpatik dhe sulmues. Egnatia si kampione dy viteve të fundit, është aty dhe “troket” për vendin e parë, bashkë me të edhe Egnatia. Dinamo dhe Egnatia janë dy skuadra që do të rivalizojnë deri në fund bashkë me Vllazninë, për të pritur vendin e katërt”, tha Lirim Zalla.







