Dinamo dhe Teuta e kanë mbyllur në barazim përballjen mes tyre të luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Elbasan Arena”. Në fund të 90 minutave është sigluar rezultati i barabartë 0-0 dhe kësisoj të dy ekipet kanë ndarë nga një pikë duke ruajtur edhe pozicionet e tyre në renditje.
Ka qenë një ndeshje e luftuar në çdo cep të fushës dhe shpesh me lojë të ashpër, por me pak raste në të dy portat. E ndërsa rastet mungonin, nuk kanë munguar polemikat dhe kontestimet ndaj gjyqtarit Klodian Prenga. Ishin dinamovitët që kontestuan vazhdimisht mungesën e kartonëve të verdhë për ndërhyrjet e kundërshtarëve, ashtu si edhe të kuqin që dha për Maliqin.
Në fund, nga një pikë për secilën skuadër, që shërben për të mos humbur kontaktin me grupin e kreut dhe i mban plotësisht në garën për katërshen e parë.
DINAMO-TEUTA 0-0







