Mbrojtësi i Kombëtares Mario Mitaj ishte më i miri në fushë sëbashku me sulmuesin Diaby në ndeshjen Al-Ittihad – Al-Sharjah 3 – 0 , e vlefshme për Champions League të Azisë. Mitaj u vlerësua me notën 7.8 sipas “SofaScore”.
Konstant në mbulim, kreative në pasime nga thellësia dhe konkret në bllokimin e rivalit, gati ndeshje perfekte për 22-vjeçarin.
Madje në rrjetet sociale është bërë virale pasimi me saktësi ekstreme i shqiptarit nga distancë e konsiderueshme për sulmuesin Bergwijn, e cila të kthen versionin “alla Pirlo”.
Si zëvendësues te skuadra e Al-Sharjah u inkuadrua edhe sulmuesi i Shqipërisë Rey Manaj, por nuk ishte në gjendje të bënte diferencën.








