Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORELevandovski jo në janar te Milani, Igli Tare vijon kërkimet për një...

Levandovski jo në janar te Milani, Igli Tare vijon kërkimet për një sulmues

Pavarësisht zërave që vijnë nga Spanja, sipas të cilëve Milani do të ishte gati të lëvizte për Robert Levandovskin që në janar, gazetari i njohur Fabricio Romano ka sqaruar situatën e sulmuesit polak.

Sipas burimeve pranë lojtarit, Levandovski nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona gjatë merkatos dimërore. Ai besohet të jetë i bindur se skuadra mund të bëjë mirë në të gjitha garat, përfshirë Ligën e Kampionëve, dhe dëshiron ta përfundojë në mënyrën më të mirë aventurën e tij me klubin katalanas.

Për këtë arsye, çdo lëvizje e mundshme drejt Milanos do të shtyhej për verën e ardhshme. Ndërkohë, Milani vazhdon të kërkojë përforcime për repartin e sulmit.

Sipas “Tuttomercatoweb.com”, klubi kuqezi po vëzhgon disa opsione në kampionatet e huaja, me Niklas Fylkrug të Uest Ham dhe Aleksander Sorloth të Atletiko Madrid ndër emrat më të përfolur. Drejtuesit e Milanit synojnë të gjejnë një qendërsulmues cilësor që mund të mbështesë Giroud dhe t’i japë më shumë alternativa skuadrës së Piolit në fazën e dytë të sezonit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments