Gjesti i Edi Martinit pas duelit të shumëluftuar mes Vllaznisë dhe Dinamos vazhdon të jetë tema kryesore në çdo panel televizim. Së fundmi për këtë është folur në “Precesin Sportiv” në “Top Channel”, ku disa të ftuar njëzëri thonë se ishte një gjest i turpshëm dhe që duhet dënuar,.
Por ish-banori i BBV, Meridian Ramcaj nuk ishte i këtij mendimi. Madje akuzoi Ilir Dajën se ka sharë tifozët shkodranë dhe diçka e tillë nuk është kapur nga kamerat dhe nuk po flitet për të.
Në momentin kur Lorenc Jemini flet për gjestin dhe tregon se mund të dënohet ndërhyn Meridiani.
“Po një trajner që ju shpesh nëpër studio e keni fryrë e keni cilësuar trajner të madh, të kthehet nga tifozët dhe t’i shajë nga robt. Për mua trajner i madh është edhe ai që është njerëzorë dhe që di të sillet me tifozët. Futbolli luhet për tifozët. Tifozët janë ato që rrinë pa lek, shkojnë blejnë bileta, punojnë kamarierë dhe vijnë për të mbështetur ekipet dhe për t’i suportuar dhe nuk vijnë për të dëgjuar Ilir Dajën. Do ta dëgjosh me video se si shan një tifoz nga robt dhe do ua kaloj videon e merreni.
Kjo zanafillë ka që vjet nëse e mbani mend në “Elbasan Arena” në rezultatin 1-0, ku në pjesën e dytë, Ilir Daja ka hyrë në dhomat e zhveshjes dhe nuk i është dhënë dora me trajnerin Thomas Brdaric.
Ka thënë edhe që e ‘mësova Shkodrën të luajë futboll’. Ndoshta Shkodran mund ta mësojë si bëhet rakia, por se si luhet futboll nuk e mëson dot Ilir Daja”, ka thënë fillimisht ish-banori i BBV.
Në këtë moment ndërhyn Ed Manushi: “Nuk është Ilir Daja nga ato që bën kështu deklaratash”, teksa vazhdon Meridiani: “E tha more e tha, këtë të fundit. Dhe të thash nëse e do këtë të sharën, ja ku e keni, ua jap me video.
Gjithashtu 1 javë më përpara ishte Albano Aleksi që shau tifozët e Vllaznisë me libër shpie dhe ajo që më bën përshtypje, në të gjjtha këto studio që ka filluar kjo situatë, ka tifozët shkodranë që kur fiton ekipi kundërshtar, ngrihen në këmbën dhe duartrokasin. Dhe kur humbasin dhe ka ndodnjë provokim, bëhen “malokë”. Ta ndajmë kush janë tifozët shkodranë”, ka përfunduar Ramcaj.







