Trajneri Orges Shehi pritet të mos vazhdojë më gjatë me Ballkanin. Burime nga klubi kosovar bëjnë me dije se tekniku shqiptar ka paraqitur dorëheqjen dhe pritet që vendimi të zyrtarizohet së shpejti.
Mësohet se Shehi e ka njoftuar edhe skuadrën për vendimin e tij. Ballkani ka zhvilluar një sezon pozitiv deri në këtë fazë, ndërsa humbja e fundit ndaj Drenicës ka qenë ndeshja më zhgënjyese për ekipin.
Së fundmi, Shehi është parë në tribunat e stadiumit “Niko Dovana” gjatë ndeshjes Teuta–Partizani. Ai ka drejtuar më parë Partizanin në Superiore, duke u larguar pas ndeshjeve evropiane në sezonin 2024/25.
Nuk përjashtohet mundësia që Shehi të rikthehet në kampionatin shqiptar. Aktualisht, Teuta renditet në vendin e pestë me 15 pikë, ndërsa Partizani ndodhet në vendin e tetë me tre pikë më pak.







