Ndeshja Andorra-Shqipëri do të jetë shumë e veçantë për mesfushorin Sergio Moreno në radhët e ekipit vendas. Futbollisti, i cili pas dy javësh feston 38-vjetorin, ka vendosur ta mbyllë etapën e tij me përfaqësuesen, me të cilën ka luajtur deri tani 76 ndeshje, të parën kur ishte vetëm 16-vjeçar.
Kujtojmë që Moreno nuk është një emër i panjohur edhe për futbollin shqiptar sepse për disa muaj ka luajtur me Vllazninë, pikërisht në gjysmën e dytë të sezonit 2011-202, pra 13 vite më parë, por pa lënë ndonjë gjurmë të veçantë tek kuqeblutë.
Ai ka dhënë së fundi një konferencë për shtyp pikërisht para ndeshjes me Vllazniës, teksa ka bërë të ditur see kjo do të jetë sfida e tij e fundit me kombëtaren e vendit të tij.
“Ka kaluar kohë që nga ajo ditë kur debutova kur isha gjashtëmbëdhjetë vjeç në Peralada kundër Kinës. Koha fluturon, apo jo? Kurrë nuk do ta kisha imagjinuar që sot do të isha këtu duke dhënë një konferencë për shtyp për t’i thënë përgjithmonë lamtumirë ekipit kombëtar që është shtëpia ime.
Duke mbrojtur vendin tënd në të gjithë Europën, sepse është një kënaqësi, është një krenari, është një privilegj. Dhe mirë, e di që nuk do ta bëj më kurrë”, tha ai duke mos mbajtur më lotët para gazetarëve.
“Shpresoj të jap më të mirën nga vetja, dhe shpresoj të jetë me një rezultat pozitiv. Do të ishte madhështore nëse mbyllet gjithçka me të”, tha Moreno.







