Ditët e fundit po flitet shumë për një rikthim të Orges Shehit në Superiore dhe fillimisht zërat e ndryshëm e kanë dërguar atë tek Partizani, por në fakt duket se në këtë mes nuk ka asgjë të vërtetë.

Gjithsesi opsioni i rikthimit të tij në Superiore duket shumë pran╒ sepse një mundësi reale për të mbetet klubi i Teutës, që pësoi humbje tronditëse në javën e fundit dhe si rrjedhojë pankina e Dobit duket e lëkundur.

Shehi është shfaqur dy herë në pak ditë, krah drejtuesve të Teutës dhe Tiranës. Fillimisht u pa në stadiumin “Niko Dovana” duke ndjekur ndeshjen Teuta-Partizani(2-3).

Më pas ishte një foto e kësaj jave me Omer Bunjakun, që ndezi zërat në kampin e Tiranës. Me drejtorin sportiv të bardhebluve, Shehi ka punuar për disa muaj te Ballkani. Nga ajo eksperiencë duke se është ruajtur një marrëdhënie e mirë.