Italia do të përballet me Norvegjinë në ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Botërorit 2026, në një duel që vendos vendin e parë në grup.
Aktualisht norvegjezët kryesojnë me tre pikë më shumë dhe me golavarazh më të mirë. Për Italinë, fitorja është e domosdoshme për t’i kapur në pikë, ndërsa për të kaluar në vend të parë duhet edhe përmbysja e diferencës së golave. Aktualisht diferenca është 17 gola, në favor të Norvegjisë, e cila ka një golavarazh +29, ndërsa Italia ka golavarazh +12.
Llogaritjet tregojnë se me një fitore 9–0, Italia do të kalonte Norvegjinë, duke shkuar në golavarazh +21, kundrejt +20 të kundërshtarit.
Çdo rezultat më i ngushtë e dërgon Italinë në vendin e dytë. Në këtë skenar, skuadra e Gattusos do të shkojë në “play off”. Italia synon të rikthehet në një Botëror pas mungesës së gjatë që nga viti 2014.







