Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREShqipëria rikthehet sërish në ‘aksion’, do të presë sonte Anglinë

Shqipëria rikthehet sërish në ‘aksion’, do të presë sonte Anglinë

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës në shtëpi ndaj Anglisë.

Kuqezinjtë e kanë siguruar pjesëmarrjen në play-offin e Botërorit megjithatë me një fitore befasuese në Tiranë, do të ngriheshin në vazon e dytë.

Kuptohet, sfida nuk do të jetë aspak e lehtë, shkaku që Anglia jo vetëm që nuk di për humbje në këto kualifikuese, por as nuk ka pësuar gol.

Përballja e zjarrtë mes Shqipërisë dhe “Tre Luanëve” do të zhvillohet në “Air Albania”, duke filluar nga ora 18:00.

Kujtojmë, Anglia është lideri i grupit K me 21 pikë në shtatë ndeshje derisa Shqipëria renditet e dyta me 14 sosh./Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments